Live Updates /

Shkëputja e energjisë elektrike në disa qytete, probleme edhe në vendet fqinje, Balluku: Po punojmë për ta mbajtur rrjetin të sigurt

*Disa qytete të vendit patën mungesë të energjisë prej 30 minutash gjatë mesditës së sotme. * Operatori i Sistemit të Transmetimit sqaroi se defekti filloi nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. * Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një dalje për shtyp u shpreh po punohet për të mbajtur rrjetin e sigurtë dhe se e njëjta situatë ishte dhe në rajone të tjera si në Mal të Zi, dhe pjesërisht në Bosnje-Hercegovinë.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Disa qytete të vendit patën mungesë të energjisë prej 30 minutash gjatë mesditës së sotme. * Operatori i Sistemit të Transmetimit sqaroi se defekti filloi nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. * Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një dalje për shtyp u shpreh po punohet për të mbajtur rrjetin e sigurtë dhe se e njëjta situatë ishte dhe në rajone të tjera si në Mal të Zi, dhe pjesërisht në Bosnje-Hercegovinë.

3 Postime
8 MUAJ ME PARE

Ndërprerja e energjisë elektrike, Balluku: Po punojmë për ta mbajtur rrjetin të sigurt. E njëjta situatë edhe në rajon

Shkëputja e energjisë elektrike në disa qytete, probleme edhe
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një dalje për shtyp ka folur për situatën e furnizmit të energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Balluku u shpreh se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ditën e sotme nisi nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe nga ana tjetër temperaturat e larta dhe se po punohet për të mbajtur rrjetin e sigurtë.

''Ndodhem në këtë komunikim publik për t’ju informuar për një situatë kritike me të cilën jemi përballur pak orë më parë, përsa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.

Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt.' u shpreh Balluku.

8 MUAJ ME PARE

 ‘Defekti filloi nga linja e interkoneksionit me Greqinë’, OST reagon pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Shkëputja e energjisë elektrike në disa qytete, probleme edhe

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

‘Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve,’ njofton OST.

 

8 MUAJ ME PARE

Shkëputet energjia elektrike në disa qytete, probleme edhe në vendet fqinje! OST: Defekti nisi në Greqi

Shkëputja e energjisë elektrike në disa qytete, probleme edhe

Disa qytete të vendit kanë pasur mungesë totale të energjisë elektrike gjatë mesditës së sotme, në kulmin e sezonit turistik dhe temperaturave të larta.

Tirana, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Shkodra, Lezha dhe Saranda patën një shkëputje totale të energjisë elektrike për rreth 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se mungesë të energjisë elektrike ka pasur edhe në Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt Teknik në linjën e transmetimit me 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë. Defekti mendohet të ketë ndodhur në Mal të Zi. Edhe pas rikthimit të energjisë elektrike, sërish ka pasur paqëndrueshmëri.

Ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit në një reagim zyrtar bën me dije se defekti ka nisur nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt domino në të gjithë vendin. Ndërsa defekt ka pasur edhe në linjën e Prizrenit.Versus.al

Poll