Çfarë do të gjeni në brendësi
*Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për mediat një ditë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, i cili akuzohet se ka kryer 3 vepra penale: pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. *Fillimisht ajo u fokusua në mënyrën e arrestimit të Metës duke e cilësuar si totalisht të panevojshëm pasi kreu i PL nuk kishte refuzuar kurrë të paraqitej kudo ku mund të thirrej. Mes të tjerash ajo paralajmëroi edhe një prej efektivëve, i cili, sipas saj e ka goditur në kokë gjatë momentit të arrestimit. *Më pas tha se i gjithë aksioni ndaj Metës dhe ndaj saj lidhej me denoncimet e bëra për aferën e inceneratorëve duke theksuar se kreut të Partisë së Lirisë i janë ngarkuar në kurriz akuza për veprime financiare që i kishte kryer vetë ajo dhe që janë të deklaruara. *Ajo tha se shpenzimet e pretenduara nga SPAK nuk janë bërë për operacione plastike, por kanë qenë ndërhyrje për një sëmundje që ka pasur djali i saj kur ka qenë në moshë më të vogël. Ndërsa për vilën që pretendohet në hetimet e SPAK se është përfituar nga Kryemadhi dhe Meta duke ndryshuar një ligj për biznesmenin Samir Mane, deputetja pati një version totalisht ndryshe duke thënë se e kishte planifikuar ta shkëmbente me dyqanet në Tiranë por hoqi dorë kur e mori vesh Meta. *Ndër të tjera, Kryemadhi paralajmëroi rikthimin e saj në politikë edhe pse jo si funksionare e Partisë së Lirisë, por me denoncime për afera korruptive që sipas saj janë kryer nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, kryeminstri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS. *Mbylljen e intervistës ia kushtoi marrëdhënies së saj me Metën për të cilin tha se nuk do shkonte ta vizitonte sepse ai nuk do e donte diçka të tillë.
Ndarja me Metën, Kryemadhi: Mund të kisha krim pasioni, por kurrë nuk e kisha menduar divorcin

Edhe pse tashmë ish-bashkëshortë, Monika Kryemadhi shprehu admirim për Ilir Metën si politikan dhe ndër të tjera zbuloi se vazhdon ta dojë pavarësisht se divorcin me të nuk e kishte menduar kurrë.
Mes të tjerash, Kryemadhi tha se maksimumi i kulmit që mendonte se mund të arrinte marrëdhënia e saj me Metën ishte një “krim pasioni”.
“Të them të drejtën gjithçka e kisha menduar por divorcin kurrë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën por divorcin kurrë. Unë e kam dashur Ilir Metën dhe do vazhdoj ta dua, është babai i fëmijëve të mij. Por kur një gjë mbaron, mbaron. Para disa vitesh do e kisha vrarë veten për Ilir Metën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi. Pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan serioz”- u shpreh Kryemadhi ndër të tjera. Versus.al
Vilë në Rolling Hills, Kryemadhi: Kisha në plan ta shkëmbeja me dyqanet në Tiranë, por e lashë! Meta s'dinte gjë

Monika Kryemadhi në konferencën për mediat u pyet edhe lidhur me akuzën e bërë ndaj saj se ka përfituar një vilë në Rolling Hills nga biznesmeni Samir Mane në këmbim të ndryshimit të një ligji duke përdorur influencën e saj politike.
Ajo tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të një vile të tillë dhe se prona ishte planifikuar të shkëmbehej me një dyqan dhe një apartament që ka pasur në zonën e ish-bllokut duke argumentuar se e kishte zgjedhur këtë pasi jetesa në Tiranë ishte shumë e zhurmshme. Por tha se në fund u anlua pasi Meta nuk ishte dakord.
“Është mashtrim, mos e ka ngatërruar me vilën e Romana Vllahutin. Unë kam dashur që të marr një vilë, pa dijeninë e Ilir Metës. E kam parë, kam shkuar e kam parë të pandërtuar. E kam menduar se do kisha shitur shtëpinë tek Blloku. Atje nuk jetohej se kishte zhurmë. Kur plakesh kap hanxharin në dorë për ata që bëjnë zhurmë. Shkuam e kemi parë si të gjithë gratë. Ilir Meta nuk ka ditur gjë sepse shtëpinë do ta bëja unë. Do bëhej me shkëmbim me dyqanet që kam unë. Ambasadori grek i ka thënë Ilir Metës do jemi komshinj bashkë? Ça shtëpie thotë ky? Edhe e lashë, morëm pastaj shtëpinë tek Kodra e Diellit ku jemi sot.- u shpreh Kryemadhi. Versus.al
Kryemadhi merr në mbrojtje Ilir Metën: Është gjeni politik, e tradhtuan bashkëpunëtorët
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët është shprehur nuk do të marrë pjesë në aksionin opozitar të Partisë së Lirisë pasi sipas saj nuk dëshiron që të krijojë konfuzion duke qenë se kanë qëndrime të ndryshme.
Ajo vlerësoi figurën e ish-bashkëshortit të saj duke u shprehur se Ilir Meta nuk bën kurrë gabime politike dhe se është tradhëtuar nga bashkëpunëtorët e tij për të cilën ka të drejtë të nervozohet.
Monika Kryemadhi: Besoj tek fuqia politike e Metës pavarësisht marrëdhënieve personale. Meta, gjeni politik. Nuk bën gabime politike. Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet e bëhet agresiv. Di të them që Partia e Lirisë ka strukturën e saj dhe besoj që do ristrukturohet. Nuk duhet të përfshihen në aksionin opozitar të Partisë së Lirisë sepse kemi këndëvështrime të ndryshme. Do të marr pjesë në aksionet e opozitës pavarësisht se kisha dëshirë të tërhiqem. Sali Berisha i arrestuar, Ervin Salianji i arrestuar është qesharake e dënojnë me një vit. Fatmir Mediu mbahet nën presion. Me Ilir Metën ka filluar që në 2014 me CEZ-DIAS, me dosjen e sigurimit, çfarë nuk shpikën. Kontratën e ka firmosur Dritan Prifti. Ilir Meta e ka çuar në gjykatë CEZ për çmimin nuk ka pasur gjë për këtë ccështje dhe e kanë bashkur me ccështjet e mia. /Versus.al
'Jemi mbajtur për dore 33 vjet', Kryemadhi: Arrestimi i Ilir Metës u bë që të thellonte konfliktin tonë familjar
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për shtyp u shpreh se nuk ka se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj Ilir Metën.
Kryemadhi shtoi se lufta e saj ndaj inceneratorëve i kushtoi shtrenjtë pasi çoi në shkatërrimin e familjes së saj.
Monika Kryemadhi:
Komunikimi me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, nuk kam më komunikim me të. Për çështjen do të punojmë të ndarë se ai ka objektivat e veta dhe di të them në parantezë se masa e arrestit për Ilir Metën është masë arresti e cila tenton të zhvillojë konfliktin tonë familjar, për gjëra që dyshojnë tek unë tentojnë të ja vënë Ilir Metës.
A do ta takoni në burg?
Dhe sikur dua unë ta vizitoj nuk do të pranojë, Ilir Meta.
Ky ka arrestim më të madh se arrestimi shpirtëror. Arrestimi në mendimet e tua, në sjellën tënde, a ka? Nuk është konflikt mes dy njerzve që janë marrë me shkuesi, kanë qenë dy njerëz që janë dashur shumë. Kemi ecur për dore 33 vite dhe dëshira ime për të luftuar inceneratorët mesa duket çoi në shkatërrimin e familjes sime. /Versus.al
“Një polic motërf*cker goditi Metën në kokë”, Kryemadhi njofton rikthimin në politikë dhe paralajmëron socialistët
Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të cilët arrestuan me forcë ditën e djeshme kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
“Ata 10 veta 2 metra të gjatë pa tru në kokë. Dhe kë po kapnin? Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk u ka shkuar? Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Madje dhe del njëri një polic moterfucker aty që e godet në kokë. Shqipëria është sa një fshat i vogël dhe të gjithë njihemi, pa merak.
Mjekun kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminel në aeroportin e Rinasit. I kanë hequr rripin dhe e kanë trajtuar si kriminel. Për çfarë e marrin mjekun si kriminel? Për ta intimiduar. Personin të cilit mamaja ime i ka blerë shtëpinë, e kanë marrë në aeroport dhe e kanë intimiduar që të thoshte se pagesa i është bërë në dorë me para “cash”. Po ashtu edhe personin që më ka shitur mua shtëpinë, e kanë intimiduar, janë tallur me të. I kam toleruar në aspektin njerëzor edhe për sjelljen e tyre sepse në fund të fundit, ata janë ushtarët e Edi Ramës. Para ca vitesh ishte Arben Kraja, tani Altin Dumani pastaj vjen një tjetër, këta janë kalimtarë, beteja nuk është me ta”- u shpreh Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo konfirmoi rikthimin aktiv në politikë duke theksuar se do të vazhdojë me betejën e denoncimeve të aferave korruptive ndaj Veliajt, Ballës dhe kryeministrit Edi Rama.
“Beteja politike ka të bëjë me sensibilizimin. Njerëzit ndoshta jo të gjithë e duan Monika Kryemadhin, por të jem e sinqertë në të gjithë jetën time kam dashur ti shërbej Ilir Metës si politikan dhe të jem një nënë e devotshme Vetë këta më kthyen në politikë për të qenë pjesë e sensibilizimit të opinionit publik. Do shohim se cfarë po bëhet me ndërtimin pa leje 15 hektarë dhera dhe kush janë përfituesit e apartamenteve dhe shitësit e apartamenteve që e kanë bërë këtë për të blerë vota në 2025-ën. Kjo është betejë e imja”- shtoi deputetja e PL. Versus.al
“Fëmija im është hapur nga fyti në bark, SPAK i nxjerr si ndërhyrje estetike’, përlotet Kryemadhi: Nuk shitëm as shpirtin as trupin
Kryemadhi: Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave operacionet e monika kryemadhit, ka shkelur kodin 179 te procedurës penale. Kanë thënë që kam kryer 106 mijë euro operacion, fëmija im është operuar dhe ka bërë 2 operacione të tjera dhe ka bërë operacion që është hapur nga fyti deri tek barku. Ilir Meta nuk ka paguar asgjë, kam paguar çdo gjë unë dhe rrogën në bankë ia kam marrë unë. Është marrë vetëm me politikë, reformat e mëdha nga liberalizimi i vizave deri tek reforma e drejtësisë. A e ka deklaruar Edi Rama operacionin e fëmijës të vet me kancer, kush ia ka paguar dhe a e ka pyetur SPAK si e ka kryer. Nxjerr SPAK faturat e sëmundjes së fëmijës tim, apo kancerit të qafës së mitrës që kam kryer unë. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike se nuk do të kisha turp ta thoja siç bëjnë të gjithë burrat dhe gratë sot. Kjo është farsë imorale që bëjnë me familjen time. Kanë akuzuar mamanë time që ka blerë një shtëpi 300 mijë, maja ime ka qenë mjeke, ka ardhur në Tiranë në 1953, jo në 2010, ka punuar me Valentina Leskaj, Fatmir Xhafajn dhe këta të gjithë janë milionerë. Mamaja ime ka vite që merret me biznes. Do ti ndjek të gjitha hap pas hapi , sot jam me fëmijë të vegjël po kur të jenë me fëmijë 25 vjec do të jem unë ti shoh se si do t’ua torturojnë prindërit. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur gjërat vetë, nuk kanë shitur as trupin as shpirtin.
Kryemadhi deklaratë pas arrestimit të Metës: Janë rrëmbyer bashkëpunëtorë të mi dhe u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në konferencë për mediat një ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje’ ndaj saj me urdhër të SPAK. Kryemadhi tha se përgjatë kohës që janë kryer veprimet hetimore, janë rrëmbyer bashkëpunëtorë të saj dhe të Metë duke u intimiduar që të dëshmojnë kundër tyre.
“Nuk kisha ndërmend ta bëja sot këtë komunikim me mediat sepse pasi kam marrë dje materialin nga gjykata për mua, doja ta lexoja me vëmendje. Nuk kisha ndonjë qejf ta lexoja me detaje. Edhe pse në thirrjen time në SPAK të gjitha pyetjet që më janë bërë kanë qenë për kallëzimet e Erion Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij por për të respektuar një institucion kam qenë shumë korrekte. I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe me prova.
Kam menduar se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbedues ata do ishin shumë korrektë në marrëdhënie me çështjen që ka të bëjë me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. Janë ndjekur me qindra njerëz bashkëpunëtorë të mi, janë rrëmbyer nëpër aeropote, janë intimiduar dhe madje u është kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme. Por për hir të sekretit hetimor nuk kemi folur me idenë që kjo betejë të vazhdojë në rrugë ligjore sepse për këtë Reformë në Drejtësi kanë investuar partnerët tanë strategjikë mbi 140 milionë euro”- u shpreh Kryemadhi ndër të tjera.
Ndaj Monika Kryemadhit, është caktuar masa “detyrim paraqitje” për të njëjtat akuza si ato t ëish-bashkëshortit të saj Ilir Meta i cili u arrestua mesditën e djeshme në hyrje të Tiranës nga një grup i Forcave Operacionale. Kryemadhi tha se pavarësisht drejtësisë së kapur, do të paraqitet në GJKKO sa herë që i është caktuar në masën e sigurisë. Versus.al







