Live Updates /

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në 'shock’! Kuvendi hap dyert për homazhe! PD shpall të enjten ditë zie!

*Një lajm i rëndë vendosi zinë në Partinë Demokratike dhe në ambientet e sallave politike ditën e sotme. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak që pësoi gjatë kohës kur konsumonte një kafe në hotel “Rogner”. *Ai u transportua në QSUT pa shenja jete ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij në moshën 44 vjeçare. *Me të marrë vesh lajmin, deputetët e PD-së në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Legjislacionit kërkuan ndërprerjen dhe u larguan për të qenë pranë familjarëve të të ndjerit. *Kryedemokratit Sali Berisha i erdhi lajmi teksa mbante konferencën me gazetarët. Teksa ftoi gazetarët të mbanin një minutë heshtje, Berisha e përshkroi Bogdanin si një ndër figurat më të pastra të politikës. *Gerti Bogdani ka mbajtur më herët postin e ish-deputetit të PD-së në legjislaturën 2009-2013 ku u zgjodh si deputeti më i ri në Kuvend, si dhe postin e kryetarit të forumit rinor të PD-së. Kolegët e tij e cilësuan si humbje të madhe për PD-në dhe vendin. * Në postimin e tij, kreu i qeverisë shpreh keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme të Gerti Bogdanit dhe shpreh ngushëllime për bashkëshorten dhe familjen e tij. * Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani përmes një postimi në rrjetet sociale. * Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Çepani lajmëron humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një lajm i rëndë vendosi zinë në Partinë Demokratike dhe në ambientet e sallave politike ditën e sotme. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak që pësoi gjatë kohës kur konsumonte një kafe në hotel “Rogner”. *Ai u transportua në QSUT pa shenja jete ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij në moshën 44 vjeçare. *Me të marrë vesh lajmin, deputetët e PD-së në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Legjislacionit kërkuan ndërprerjen dhe u larguan për të qenë pranë familjarëve të të ndjerit. *Kryedemokratit Sali Berisha i erdhi lajmi teksa mbante konferencën me gazetarët. Teksa ftoi gazetarët të mbanin një minutë heshtje, Berisha e përshkroi Bogdanin si një ndër figurat më të pastra të politikës. *Gerti Bogdani ka mbajtur më herët postin e ish-deputetit të PD-së në legjislaturën 2009-2013 ku u zgjodh si deputeti më i ri në Kuvend, si dhe postin e kryetarit të forumit rinor të PD-së. Kolegët e tij e cilësuan si humbje të madhe për PD-në dhe vendin. * Në postimin e tij, kreu i qeverisë shpreh keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme të Gerti Bogdanit dhe shpreh ngushëllime për bashkëshorten dhe familjen e tij. * Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani përmes një postimi në rrjetet sociale. * Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Çepani lajmëron humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj.

8 Postime
5 MUAJ ME PARE

“Mjekët më thanë se i kisha ditët e numëruara”/ Arbër Çepani tjetër mesazh të ndjerë për Gert Bogdanin: Më the ikim në Maldive

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Arbër Çepani, kunati i ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdanit, i cili ndërroi jetë këtë të mërkurë, pasi pësoi arrest kardiak, ka reaguar sërish me një tjetër mesazh të ndjerë.

Me anë të një ‘story’ në Instagram, Çepani ka treguar një histori që daton 12 vite më parë, ku tregon se pas një skaneri që kishte bërë në Shqipëri, mjekët i kishin thënë se i kishte ditët e numëruara.

Më tej vijon duke thënë se Bodganit i kishte thënë “ Të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh, të shëron dielli aty”.

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Bashkëshortja e 44-vjeçarit ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës për Gerti Bogdanin, do bëhen ditën e nesërme, 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

 

5 MUAJ ME PARE

‘Jeta ime s'ka kuptim pa ty!’/ Mesazhi prekës i Edlira Çepanit për vdekjen e bashkëshortit, Gerti Bogdani

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

 

Edlira Çepani bashkëshortja e ish-deputetit të PD-së Gerti Bogdani, të ndarë nga jeta sot pas një arresti kardiak, ka prekur me mesazhin e saj për humbjen e njeriut të zemër.

‘Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty!

Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!!

Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!

Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty!

S'di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!!

Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty!

Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote!

Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.’, shkruan Edlira Çepani në mesazhin e saj të trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëshortit, Gerti Bogdani.

5 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edlira  Çepani, i cili humbi jetën ditë e sotme në moshë të re për shkak të një ataku kardiak, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së dhimbshme.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Çepani lajmëron humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj.

Reagimi i bashkëshortes së Gerti Bogdanit: 

Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani.

Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./Versus.al

 

5 MUAJ ME PARE

Ndarja e parakoshme nga jeta e ish-deputetit, reagon kunati i tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert?

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në
Arbër Çepani, Gerti Bogdani

Biznesmeni dhe ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani me nota prekëse  ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbri shkruan:

”Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Bogdani u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare ditën e sotme pas një arresti kardiak.

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital./Versus.al 

 

5 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Rama mesazh ngushëllimi për bashkëshorten dhe familjen e ish-deputetit

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në
Edi Rama, Gerti Bogdani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. 

Në postimin e tij, kreu i qeverisë shpreh keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme të ish-deputetit  dhe shpreh ngushëllime për bashkëshorten dhe familjen e tij.

Statusi i Edi Ramës:

Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani

5 MUAJ ME PARE

“Rrufe në qiell të hapur”, Berisha për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD: La SHBA-në për të kontribuuar këtu

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në
Berisha dhe gazetarët mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e Bogdanit

Kryedemokrati Sali Berisha e mori lajmin e ndarjes nga jeta t ëish-deputetit të PD-së Gerti Bogdani gjatë kohës që mbante konferencën me gazetarët lidhur me akuzat e SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

I pyetur nga gazetarët për lajmin e rëndë, Berisha e cilësoi këtë si një humbje të madhe për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Ai e përshkroi Boganin me cilësitë më të mira që një politikan mund t’i ketë ndërsa tha se lajmi i erdhi si “rrufe në qiell të hapur”.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është lajm shokues, Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD më të njohura e të shquara. Ka qenë politikan demokrat me integritet dhe urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në por edhe për shoqërinë shqiptare. Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer të rreshtuar që në fillime me partinë Demokratike.

I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA-ve. Ai mes një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore zgjodhi të kontribuonte në PD. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat e qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se nëse ka një njeri i cili në çdo qytetar mik apo shok, ka lënë vetëm përshtypje positive në çdo takim dhe komunikim, ai është Gerti Bogdani. Ju ftoj të ngrihemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD”- u shpreh Berisha duke e mbyllur kështu konferencën me gazetarët pas lajmit të trishtë që mori. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

'U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli', Policia njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Policia e Shtetit ka dal në njoftim zyrtar për ndarjen para kohe nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Sipas policisë ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku menjëherë më pas është dërguar për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. 

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, shkruhet më tej në deklaratën e policisë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç.

Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

5 MUAJ ME PARE

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani

Vdes ish-deputeti Gerti Bogdani, politika dhe opinioni në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Ai ndodhej në hotel ‘Rogner’ kur nuk është ndjerë mirë dhe është nisur menjëherë me urgjencë në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë.

Sipas burime për Versus.al Bogdani ka mbërritur me puls zero në spital ku më pas është vendosur dhe në intubim.

Asnjë përpjekje e stafit mjekësor nuk ka mundur ta mbajë në jetë ish-deputetin.

Po kush ishte Gerti Bogdani?

Gerti Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award - ‘Medalje Ari’.

Mbas mbarimit të studimeve ai rikthehet në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. 

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën dhe e fiton.

Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë" (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Gerti është i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve./Versus.al

 

Poll