Live Updates /

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në pronësi të të ekzekutuarit në vitin 2021

*Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur rreth orës 06:30 minuta të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Lokali ‘The Boss’ është shkatërruar pas shpërthimit të një sasie tritoli e hedhur nga një person i maskuar. *Nga hetimet është zbuluar se, lokali ishte në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është vrarë me një breshëri kallashnikovi në vitin 2021. Atentati ndaj tij ndodhi në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMW dhe i dolën në pritë. *Nga hetimet e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkaqe hakmarrje, që lidhje me vrasjen e Birçajt në vitin 2021. Lokali kishte kohë që ishte i mbyllur, ndërsa ishte hapur vetëm pak ditë më parë, i lënë me qira nga familja e Birçajt.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
3 MUAJ ME PARE

Tritoli lokalit në Vlorë, këto janë pistat që po ndjek policia

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Një shpërthim tritoli i vendosur në verandën e një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë pranë Lungomares në Vlore, ka rikthyer hijet e hakmarrjes së ngjarjeve të ndodhura vite me parë.

Lënda shpërthyese ishte vendosur rreth orës 6:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lokalin, që është në pronësi te familjes Birçaj.

Në maj të vitit 2021 në një atentat u ekzekutua ish-pronari i Bledar Birçaj, dhe lokali tashmë është në emër të nënës së tij.

Pikërisht e kaluara e të ndjerit Bledar Birçaj, janë dyshimet kryesore të policisë së Vlorës për vendosjen e sasie tritoli që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse si dhe ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të familjes që kanë në pronësi lokalin në fjalë.

3 MUAJ ME PARE

Shpërthimi në Vlorë, autori i maskuar, çfarë regjistruan kamerat e sigurisë

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me eksploziv në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil.

Pas e ka ndezur fitilin, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë, pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. E duket se kjo

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

3 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë/ Tritoli në lokalin në pronësi të të vrarit në vitin 2021

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në lokalin 'The Boss' në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen  ‘Hajro Çakërri’.

Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Lokali është në emër të nënës së të vrarit, Resmie Birçaj.

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Kush ishte Bledar Birçaj:

Në verë të vitit 2021, Bledar Birçaj kishte pak javë që ishte kthyer në Shqipëri nga Spanja, ku edhe jetonte. Atentati ndaj tij ndodhi në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMW dhe i dolën në pritë. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

40-vjeçari ishte pronar i lokalit në qytetin e Vlorës. Në ekstraktin e QKB rezulton se ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

E kaluara e tij kriminale:

Në janar të 2011, Birçaj u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi ‘arrestit në burg’ pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga ‘arrest në burg’ me masën e sigurimit ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’ dhe masën detyruese ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’ deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.

3 MUAJ ME PARE

Shpërthim eksplozivi në Vlorë, shkatërrohet një bar kafe

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pak më shumë se 1 orë më parë në qytetin e Vlorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një lokal është dëmtuar pas shpërthimit të një lënde plasëse mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Vlora zgjohet nga shpërthimi i tritolit, shkatërrohet lokali në

Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Poll