Gjatë mbrëmjes së djeshme, lideri i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Gjesti, mori një “shpërblim” nga Vëllai i Madh: “valixhen e tundimeve”. Në të ndodheshin 7 zarfe që kishin shpërblime dhe dënime për Gjestin apo dhe banorët e tjerë.
Këngëtari vendosi që t’a merrte valixhen dhe madje mbrëmë hapi 3 nga këto zarfe, ndërsa 4 zarfet e tjerë i la për ditën e sotme.
Gjesti sot ka nisur që t’i hapë një nga një zarfet. Pak më parë ka hapur zarfin e gjashtë, ku kishte një rol shumë të rëndësishëm në lojë. Ai ka të drejtë që gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, dy banorë t’i kthejë në një të vetëm deri në një afat të papërcaktuar.
Dy banorët që do të përzgjidhen nga Gjesti do të trajtohen si një lojtar i vetëm në nominime, eliminime, sfida dhe çdo venim tjetër të marrë nga Vëllai i Madh.
“Gjesti, Vëllai i Madh të jep fuqinë të bësh një ndryshim në lojë. Ti mund të kthesh 2 banorë në 1 të vetëm. Dy banorët e zgjedhur prej teje do të trajtohen si një lojtar i vetëm në nominime, eliminime, sfida dhe çdo venim tjetër të marrë nga Vëllai i Madh, për një kohë të papërcaktuar. Përzgjedhjen tënde do e bësh në Live Shoë”, shkruhej në zarfin e gjashtë që lexoi banori.
Ndërsa në një zarf tjetër që hapi gjatë ditës së sotme, Gjesti fitoi një udhëtim turistik e pushime në Turqi. Lojtari tha se sapo të dalë ka në plan të shfrytëzojë këtë mundësi, por pa thënë se kush do ta shoqërojë, e papërmenduar asnjë prej emrave të trekëndëshit të jetës së tij sentimentale të vitit të fundit mes Diellëz - Xhenetës- Eglit







