MAGAZINË /

E prisnim në RTSH, na del në RAI. Elhaida Dani jep lajmin

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dani ka bërë të ditur se ka shkuar në studio e RAI-t për të marrë mësime nga më të mirët e spektaklit të muzikës

Shkruar nga a.b.

E prisnim në RTSH, na del në RAI. Elhaida Dani jep lajmin

Elhaida Dani e nis nga Roma punën e saj të re si Drejtore Artistike e Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dani ka bërë të ditur se ka shkuar në studio e RAI-t për të marrë mësime nga më të mirët e spektaklit të muzikës, siç është Sanremo.  

“Eh po! Me gëzim dhe krenari, më në fund njoftoj se kam marrë rolin e ri si Drejtoresha Artistike e ‘Festivalit të Këngës në RTSH’.

Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua si dhe për gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sa e veçantë është për ne të gjithë.

Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet.

Patjeter nuk do jem vetëm por do kem ekipim tim të profesionistëve më të mirë në Shqipëri, të cilët do i bëjmë të ditur në ditët në vazhdim.

Do të jemi shumë rigorozë në të gjitha fazat e punës për të siguruar që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë.

Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai.

Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur. Na vaftë mbarë  ” – shkruan këngëtarja e njohur Elhaida Dani

 

Poll