MAGAZINË /

EURO 2024 / Rinis sfida mes Gjermanisë e Danimarkës

Ndeshja u ndërpre për shkak të motit të keq, pasi shiu dhe rrufetë pushtuan stadiumin.

Shkruar nga a.b.

EURO 2024 / Rinis sfida mes Gjermanisë e Danimarkës

Përballja Gjermani- Danimarkë rinis në Dortmund, në sfidën e dytë të fazës së 1/8-ave të Europianit.

Ndeshja u ndërpre për shkak të motit të keq, pasi shiu dhe rrufetë pushtuan stadiumin.

Organizatorët duan ta konfirmojnë veten si pretendent në shtëpinë e tyre, teksa nuk ka vend për gabime. “Panzerat” vijnë si vendi i parë në Grupin A, aty ku e mbyllën me 7 pikë.

Nga ana tjetër, danezët vijnë nga tre barazime në Grupin C, ku e mbyllën të dytët pas Anglisë.

Ky takim është i veçantë dhe për të dyja skuadrat, të cilat kujtojnë finalen e Euro 1992, aty ku Danimarka mposhti në finale 0-2 Gjermaninë.

Poll