MAGAZINË /

'Foto-reporterët janë lodhur nga silikoni', Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes: Një grua e fortë...

Shkruar nga Versus
'Foto-reporterët janë lodhur nga silikoni', Luana Vjollca i
Luana Vjollca

Gazetari dhe ish-banori i spektaklit televiziv “BBVIP2”, Bled Mane bëri një deklaratë të bujshme dy ditë më parë ku u shpreh se personazhe të njohura si Eva Murati, Hygerta Sako dhe Luana Vjollca tentuan të kopjonin foton virale të Rike Roçit në europianin e 2016-ës dhe të merrnin vëmendjen e mediave të huaja.

“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj. Pashë Luana Vjollcën që përdridhej, Hygerta Sakon që s’përdridhej, atë kosovaren Muren që përdridhej dhe nuk tërhoqën vëmendje. Foto- reportërët janë lodhur nga silikoni dhe duan vetëm bio”, tha Mane.

Ndaj një deklarate të tillë Luana Vjollca ka zgjatur të përgjigjet indirekt duke mos përmendur emra të caktuar.

Ajo ka postuar një shkrim në InstaStory ku thuhet:

“Një grua e fortë mund të heshtë kur njerëzit flasin pas shpine. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e vëren. Thjesht do të thotë se ajo zgjedh të mos e harxhojë energjinë e saj në budallëqe. Ajo ka gjëra më të rëndësishme për të bërë”. Versus.al

'Foto-reporterët janë lodhur nga silikoni', Luana Vjollca i
Postimi i Luana Vjollcës në instastory
Poll