MAGAZINË /

FSHF publikon 5 lojtarët më të shpejtë të Kombëtares në kualifikueset e Botërorit: Ja kush qëndron në krye

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në rrjetet sociale listën e pesë futbollistëve më të shpejtë të kombëtares gjatë ndeshjeve të kualifikueseve. Në krye qëndron Nedim Bajrami, i cili regjistroi shpejtësinë më të lartë maksimale: 34.18 km/h.

Shkruar nga Versus
FSHF publikon 5 lojtarët më të shpejtë të
Foto ilustruese: Ekipi kombëtares shqiptare

Shqipëria arriti objektivin minimal në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke e mbyllur Grupin K në vendin e dytë me 14 pikë dhe duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën “Play-Off”.

Përveç rezultateve, kuqezinjtë u dalluan edhe me paraqitje individuale mbresëlënëse, si në gola e asistime, ashtu edhe në intensitetin fizik.

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në rrjetet sociale listën e pesë futbollistëve më të shpejtë të kombëtares gjatë ndeshjeve të kualifikueseve.

Në krye qëndron Nedim Bajrami, i cili regjistroi shpejtësinë më të lartë maksimale: 34.18 km/h.

Pas tij renditet Arbër Hoxha me 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni kanë arritur të njëjtin rekord shpejtësie prej 32.23 km/h.

I pesti në listë është Mario Mitaj, me një shpejtësi maksimale prej 31.47 km/h.

Ky klasifikim tregon jo vetëm dinamizmin e skuadrës, por edhe angazhimin fizik të lojtarëve që kanë qenë motorri i paraqitjes së kombëtares në këtë fushatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll