MAGAZINË /

Gerta Gixhari skualifikohet pasi i hodhi alkool në sy Gjestit, por ja sesi arriti të rikthehej në shtëpi

Shkruar nga Versus

Gerta Gixhari skualifikohet pasi i hodhi alkool në sy Gjestit, por ja sesi

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Gerta Gixhari u skualifikua nga gara për çmimin e madh të Big Brother Vip pas skenës me alkoolin në sy ndaj Gjestit.

Pavarësisht veprimit dashakeq, ajo nuk pranoi të kërkonte falje dhe përpiqej që situatën ta paraqiste si përplasje mes disa banorëve në shtëpi.

Pas vendimit të lexuar nga Ledioni, Gixhari doli nga shtëpia dhe u përshëndet me disa prej banorëve. Por me të dalë, u mësua se fati i qëndrimit të saj në shtëpi, varet nga votimi i publikut.

Sipas Big Brother Vip, publiku ka votuar që t’i japë edhe një mundësi Gerta Gixharit për të qëndruar në shtëpi duke e rikthyer sërish në lojë. Versus.al

Poll