
Një ndeshje plot surpriza ishte ajo e mbrëmjes së djeshme në stadiumin Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Tiranës. Skuadrat u mjaftuan me barazimin 2-2 duke ndarë pikët.
Por kjo ndeshje nuk kaloi pa probleme, pasi tifozët e Tiranës hodhën lëndë piroteknike në fushë menjëherë sapo shënuan golin e parë. Më pas u desh ndërhyrja e policisë për të vënë nën kontroll tifozët me të cilën patën edhe përplasje.
Në momentin që efektivët tentuan t’i shoqëronin, tifozët kanë kundërshtuar me dhunë, duke bërë që 5 prej tyre të shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Versus.al







