AKTUALITET /

VIDEO/ Flakadanë dhe ofendime në kor për Vllazninë, momenti kur tifozët e Tiranës përplasen me policinë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Flakadanë dhe ofendime në kor për Vllazninë, momenti

Shkodër- Versus.al ka siguruar videon e përplasjes së mbrëmshme mes tifozëve të Tiranës dhe forcave të policisë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur tifozët bardheblu hedhin flakadanë në fushë menjëherë pas shënimit të golit duke e shoqëruar me kore ofenduese kundrejt lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës shkodrane.

Pas ndërhyrjes së policisë për të vendosur qetësi, pati përplasje të shumta si pasojë e të cilave, 4 persona mbetën nën masën e paraburgimit për kundërshtimn e forcave të policisë, ndërsa një tjetër u procedua penalisht për hedhjen e lëndëve piroteknike në fushën e lojës.


“Të arrestuar në flagrancë janë 4 shtetasit e shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa pas kësaj sjellje pritet edhe ndëshkimi nga komisioni i disiplinës për KF Tiranën. Versus.al

Poll