MAGAZINË /

Përlotese / Fjalët e para mes Parashqevi Simakut e djalit të saj Luke (2 VIDEO)

Një video të dytë të postuar nga biznesmeni Elton Ilirjani dëgjohen në fjalët e para mes nënë e bir.

Shkruar nga Versus

Përlotese / Fjalët e para mes Parashqevi Simakut e djalit të saj

"Po ndodh..." Dhe pastaj një ngashërim shpirti, malli, emocionesh... Një përqafim për të mos i mbajtur dot më lotët ai mes Parashqevi Simakut dhe të birit Luke pas gati 15 vitesh pa u parë. Një video të dytë të postuar nga biznesmeni Elton Ilirjani dëgjohen në fjalët e para mes nënë e bir. Ndërsa i biri dukshëm nuk i përmban dot emocionet, e ëma, e qetëson duke i thënë gjithë kohë "s'ka gjë, Zoti është i madh, kaloi". Më tej Parashqevi Simaku tenton t'i flasë në shqip të birit, por duket se Luke ka harruar gjuhën e nënës dhe komunikimi mes tyre rifillon në anglisht. 


Në videon e publikuar, shikohet edhe ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nofle, i cili mban një lloj distance ndaj ish gruas, pavarësiht dashamirësisë së treguar nga diva shqiptare kur e ritakon pas shumë vitesh babain e djalit të saj, dashurinë e saj të madhe amerikane. 

Ndërsa në një video të dytë ku Simaku shfaqet bashkë me Elton Ilirjanin, këngëtarja e falenderon e shpreh mirënjohjen për biznesmenin që mbajti premtimin që i kishte dhënë nënës së tij për të bërë bashkë Parashqevinë dhe të birin 


  

 

 

Poll