MAGAZINË /

Prej javësh e shtruar në spital psikiatrik, Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në Instagram

Shkruar nga Versus

Prej javësh e shtruar në spital psikiatrik, Parashqevi Simakut i hapet

Pavarësisht se prej disa javësh është e shtruar në një spital psikiatrik ku po merr trajtimin e domosdoshëm për shëndetin e saj mendor, këngëtares Parashqevi Simaku i është hapur një llogari zyrtare në rrjetin social “Instagram” me emrin e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili që pasi e gjeti në rrugët ku qëndronte e pastrehë, është marrë me pothuajse të gjitha lajmet rreth artistes të cilën e strehoi në një hotel të Nju Jorkut.

Ilirjani ka bërë të ditur se më parë këngëtarja nuk kishte llogari personale dhe se të gjitha ato që qarkullonin në rrjet ishin false. Në llogarinë e saj të re, janë publikuar disa video dhe fotografi që rikthejnë kujtimet nga rinia e saj dhe koha kur ajo këndonte në Shqipëri, duke emocionuar fansat e saj të shumtë.

Prej javësh e shtruar në spital psikiatrik, Parashqevi Simakut i hapet
Faqja zyrtare e Parashqevi Simakut dhe video e publikuar nga një performancë e hershme e saj

Bizmesmeni ka deklaruar se Parashqevi Simaku aktualisht po trajtohet në spital për traumat që ka hasur në të kaluarën, e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për këngëtaren, dikur ikonë të muzikës shqiptare. Versus.al

Poll