MAGAZINË /

Pse ke zgjedhur të mos japësh intervista? Luana Vjollca jep përgjigjen e shumë kërkuar

Dhe një nga pyetjet që ndjekësit e saj ia bëjnë më shumti është se pse ajo nuk refuzon të jap intervista dhe Luana nuk e kurseu shpjegimin e arsyes.

Shkruar nga B.SH

Pse ke zgjedhur të mos japësh intervista? Luana Vjollca jep

Moderatorja Luana Vjollca e cila është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar video dhe foto nga përditshmëria e saj zgjedh shpeshherë të bashkëbisedoj në mënyrë virtuale me ndjekësit e saj.

Së fundmi përmes rubrikës ‘Ask me a Question’ në Instagram, u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që të shuajnë disa kuriozitete rreth moderatores.

Dhe një nga pyetjet që ndjekësit e saj ia bëjnë më shumti është se pse ajo nuk refuzon të jap intervista dhe Luana nuk e kurseu shpjegimin e arsyes.

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndjeja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës. Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj.

Pse ke zgjedhur të mos japësh intervista? Luana Vjollca jep

 

Poll