Jozi dhe Rozana vijonë akoma përplasjen me njëri-tjetrin duke rikthyer dhe njëherë në vëmendje deklaratën e disa javëve më parë të Jozit, ku i referohej Rozanës me fjalë ofenduese dhe duke e cilësuar si një përfituese që ka kaluar "karrige më karrige".
Teksa ishin duke qëndruar në verandë së bashku me disa banorë të tjerë, Jozi e cilëson Rozanën si femër aventuriere.
Rozana: Aventura e kujt jam unë? E djalit shembullor? E kësaj fytyre që vetëm përbuz njerëzit?
Jozi: Nuk është koha për tu marrë me ty. Unë jam i vetmi që kam përfituar biletën e kthimit, janë djegur 9 veta për mua.
Lidhur me deklaratën e tij të mëparshme Jozi deklaroi se nuk ishte i vetëdijshëm dhe shejtani kishte vepruar ndaj tij. Mbetet të shihet se cili do të jetë justifikimi i radhës.







