MAGAZINË /

Sonte në “BBV” martohen Jozi dhe Loredana, por këta 2 banorë nuk janë ftuar

Ahengu i dasmës do të fillojë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother.

Shkruar nga Versus

Sonte në “BBV” martohen Jozi dhe Loredana, por këta 2

Si çdo vit, Big Brother VIP Albania do të organizojë sonte një dasmë festive. Pas një gare të ashpër, çifti i zgjedhur nga banorët për këtë ngjarje është Jozi dhe Loredana. Ata kanë përzgjedhur dëshmitarët e ceremonisë, me Lori që zgjodhi Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Përgjatë ceremonisë, dy konkurrentët vendosën të mos ftojnë Rozana Radin dhe Laert Vasilin, pas një përplasjeje që ka pasuar mes tyre. Loredana iu drejtua Laertit për sulmet e bëra ndaj Jozit dhe vetes, ndërsa Rozana u kritikua për komentet që kishte bërë në spektaklin e kaluar.

Ahengu i dasmës do të fillojë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother./Versus.al

Tags:

bbva4

Poll