MAGAZINË /

U përfol se u nda me Krenarin, e ftuara speciale e Luanës ngre dyshimet

Pas qarkullimit të këtyre lajmeve moderatorja duket se nuk është ndikuar dhe ka vijuar jetën e saj normalisht duke u fokusuar te karriera dhe jeta e saj personale

Shkruar nga M.H
U përfol se u nda me Krenarin, e ftuara speciale e Luanës ngre
Luana Vjollca dhe Krenar Coçaj

Ndarja e moderatores Luana Vjollca nga partneri i saj Krenar Çoçaj ka bërë bujë në median rozë kohët e fundit, ndonëse prej tyre nuk ka patur asnjë reagim.

Pas qarkullimit të këtyre lajmeve moderatorja duket se nuk është ndikuar dhe ka vijuar jetën e saj normalisht duke u fokusuar te karriera dhe jeta e saj personale.

Ditën e djeshme Luana festoi 33-vjetorin e saj në jugun e vendit e shoqëruar nga njerëzit e saj më të ngushtë.

Mirëpo ajo që ra në sy ishte një e ftuar e veçantë, motra e Krenar Çocajt.

Abetare Çoçaj mori pjesë në festën e organizuar nga moderatorja dhe këtë e bëri vetë më dije me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i cili më vonë u ripostua edhe nga Luana.

Kaq mjaftoi për të nisur sërish aludimet nëse ka një rikthim mes moderatores dhe Krenarit, apo thjesht dy kunatat kanë arritur të ruajnë raporte të ngushta me njëra-tjetrën.

Këtë mund të na e konfirmojnë vetëm personat në fjalë.

U përfol se u nda me Krenarin, e ftuara speciale e Luanës ngre/ Versus.al 

 

Poll