MAGAZINË /

VIDEO/ Reagon më në fund G-Bani, tregon nëse do rikthehet në BBV, çudit me fjalët për Gjestin

Në një video, tashmë virale në rrjet, G-Bani shfaqet krah familjarëve të tij, duke lënë të kuptohet se një rikthim në reality show nuk pritet të ndodhë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Reagon më në fund G-Bani, tregon nëse do rikthehet në

Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale u spekulua se G-Bani mund të mos kishte qenë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP. Megjithatë, këto thashetheme u shuan pasi ai u përjashtua zyrtarisht nga programi dhe u “zhduk” nga platformat sociale.

Në një video që është bërë tashmë virale, G-Bani duket pranë familjes së tij, duke lënë të kuptohet qartë se nuk planifikon të kthehet në reality show. Në të njëjtën video, ai tregon se nuk ndjen pendim për incidentin kur goditi me shpullë Gjestin, por thekson se ndjen “turp” vetëm ndaj produksionit, që e zhgënjeu.

Kujtojmë se G-Bani u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP pas një konflikti me Gjestin, ku ai iu përgjigj me dhunë ndaj një provokimi nga ky i fundit. Incidenti solli reagime të ndryshme nga publiku dhe spekulime për rikthimin e tij në shtëpinë e Big Brother Vip, të cilat tani duken të jenë mbyllur përfundimisht.

/Versus.al

Tags:

bbva4

Poll