AKTUALITET /

Nga hetimi se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër në Shef Antidroge, bëmat e kryekomisar Gazmir Preçit

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës

Shkruar nga B.SH
Nga hetimi se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër në Shef
Momenti i arrestimit të tij, Gazmir Preçi

Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në Durrës.

Prençi me detyrë shef antidroge i kishte kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali nate tek Ura e  Dajlanit për të lënë të qetë të punonte.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP arrestoi në flagrancë teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të merrte pjesën tjetër të pagesës prej 10 mjë euro.

Por emri Prençit  nuk rezulton i panjohur për Policinë.

Në vitin 2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier, caktoi masa sigurimi personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër të cilët kishin lejuar mbjelljen e drogës buzë lumit Vjosa.

Mes tyre ishte edhe emri i Gazmir Preçit, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Preçi kishte mbajtur postin e shefit të komisariatit në policinë e Mallakastrës.

Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë kishin shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Por 3 vite më pas ai u emërua në pozicionin Shef Antidroge në qytetin bregdetar Durrës.

 

Poll