MAGAZINË /

Muçi drejt Anglisë, Besiktas merr dy oferta për yllin e kombëtares

Klubi nga Stambolli po mendon të sakrifkojë Muçin, bashkë më të edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Besiktas ka dy oferta për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare

Shkruar nga M.H
Muçi drejt Anglisë, Besiktas merr dy oferta për yllin e
Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, i cili luan aktualisht për Besiktasin, duket se do të largohet nga Turkiye Superlig për ta vazhduar karrierën në Angli.

“Shqiponjat e Zeza” të Besiktas po bëjnë të pamundurën për të transferuar në klubin e tyre brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr, por për këtë duhen shumë shpenzime.

Kjo do të thotë se klubi nga Stambolli po mendon të sakrifkojë Muçin, bashkë më të edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Besiktas ka dy oferta për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare.

Njëra prej tyre besohet se është 15 milionë euro për kartonin, ndonëse nuk jepet emri i klubit që e kërkon, ndërsa tjetra është e Aston Villa e cila jep 12 milionë euro për të dhe 30 milionë euro për Kilicsoy.

“Shqiponjat e Zeza” të Stambollit patën mundësinë të siguronin 20 milionë euro për Muçin, për një transferim në Aston Villa, në prill të këtij viti, mirëpo pretendimet e tyre ishin më të larta, për lojtarin të cilin e siguruan për vetëm 10 milionë euro nga polakët e Legia Warzaw.

Momentalisht, fati i futbollistit të talentuar nuk është përcaktuar ende dhe vlen të kujtojmë se sezonin e kaluar, Muçi ishte shumë i rëndësishëm për ekipin, në kampionat dhe sidomos në Kupën e Turqisë, trofe që u fitua nga “Shqiponjat e Zeza”./ Versus.al

 

Poll