POLITIKË /

Murrizi shpërthen në Këshillin e PD: "Flamur, ti i fryn në vesh..." Paloka: "Nëse Rama na i vjedh votat, nuk dal më..."

Edi Paloka replikoi duke theksuar se qëllimi i tyre ishte të mundësonin një qeveri teknike dhe se askush nuk i kishte hequr të drejtën e fjalës. Ai nënvizoi se, pavarësisht përçarjeve, kishte ende një mundësi për të punuar së bashku për të arritur qëllimet e partisë.

Shkruar nga Versus

Murrizi shpërthen në Këshillin e PD: "Flamur, ti i fryn

“Do të mërziteni nga ajo që do them, por nuk kam problem.” Kështu e filloi kritikën e tij në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i cili nuk u kursye në kritikat e tij. Ai i bëri thirrje Palokës dhe të tjerëve që të mos nxjerrin mediat jashtë nga diskutimet.

Murrizi tha mes të tjerave se edhe pse Berisha kërkoi “sulm” në këtë vit parazgjedhor, "trajneri është me të kuqe", duke iu referuar arrestit në shtëpi të kryedemokratit.

Murrizi iu drejtua më pas Flamur Nokës, duke akuzuar këtë të fundit se ka ndikuar në listat e drejtuesve politikë të formuluara nga Berisha.

Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fry në vesh”, tha ai, ndërsa shtoi se demokratët nuk mund të motivohen kur figura si Tabaku apo Gjekmarkaj kanë thënë se “Berisha vdiq politikisht” apo se “do të hidhen nga ballkoni po erdhi Berisha”.

Nga ana tjetër Edi Paloka replikoi duke theksuar se qëllimi i tyre ishte të mundësonin një qeveri teknike dhe se askush nuk i kishte hequr të drejtën e fjalës. Ai nënvizoi se, pavarësisht përçarjeve, kishte ende një mundësi për të punuar së bashku për të arritur qëllimet e partisë.

Murrizi shpërthen në Këshillin e PD: "Flamur, ti i fryn

Flamur Noka, në përgjigje të akuzave të drejtuara nga Murrizi, theksoi se drejtuesit politikë janë kompetencë e Kryetarit të PD-së dhe se ndikimi i tij ishte i kufizuar në këtë proces, pasi sipas tij “Berisha nuk ndikohet”.

"Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyre ne një beteje. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet të bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Kemi kërkuar në gjykate që Berisha te njihet si kryetar dhe me pas të kërkojmë në Kuvend bashkimin e Berishës në grupin parlamentar. PD ka si baze debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Postimet ne rrjete sociale kundër figurave te PD -se janë propagande. Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit te PD-se" - tha Noka. 

Ai e pranoi se kishte defekte dhe të meta në parti, por e theksoi se Rama kishte investuar shumë për të ndarë dhe përçarë partinë. Noka nënvizoi rëndësinë e respektimit të institucioneve të partisë dhe theksoi se ata po hynin në një “betejë pa kthim” për të ndaluar sulmet e brendshme dhe për të përballuar qeverinë aktuale. 

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Ai i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njëri tjetrin, por të jenë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura. I pyetur perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

 

 

Poll