Anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Engjëll Ndocaj ka raportuar në parlament në lidhje me raportin e punës për vitin 2023.
Gjatë pyetjeve të bëra, ai është përgjigjur edhe për faktin se, pse RTSH-ja nuk transmetoi ndeshjet e kombëtares.
Në përgjigjen e tij, Ndocaj tha se, RTSH nuk kishte para për të blerë ndeshjet.
"UEFA dhe FIFA na kishte sjellë fund të vitit 2022 paketën e plotë për të blerë 42 ndeshje të kombëtares së Shqipërisë.
Shuma që ata kishin sjellë ishte shumë e madhe, bëhej fjalë për 1.2 milionë euro.
Në fund të vitit 2022, i thamë drejtorit të atëhershëm që kemi vetëm 500 mijë euro, shkoni në FIFA dhe UEFA e thojini se jemi anëtarë të EBU-së, dhe kaq para kemi.
Shkoi e negocio dhe nuk u bë fjalë, ata nuk na i dhanë ndeshjet e kombëtares, sepse ne nuk kishim para ti blinim.
Dhe ndeshjet u blenë nga ata që kishin më shumë para.
Por ne po transmetojmë Olimpiadën e Parisit", tha ndër të tjera, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Engjëll Ndocaj. Versus.al







