POLITIKË /

Nesër panairi i punës në Athinë, Rama thirrje shqiptarëve: Ejani llafosemi për mundësitë që ju presin këtu

Shkruar nga Versus

Nesër panairi i punës në Athinë, Rama thirrje

Të nesërmen kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë ku do të mbahet panairi i punës për shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj për një jetë më të mirë.

Së fundmi kryeministri u ka bërë thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthehen për të punuar në vendin e tyre, pasi mundësitë janë më të mira sesa i kanë në shtetin fqinj. Ndërsa në videon e publikuar, shprehet se nesër do t’u prezantojnë shqiptarëve të Greqisë mundësi të ndryshme punësimi me kontrata të rregullta e paga të leverdisshme.

“Dje shqiptarët shkuan për të gjetur punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do shkojë tek ta për t’u treguar punët që mund të gjejnë këtej. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket tek shqiptarët e Greqisë për t’u thënë ejani, ka punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa të ulëta. Ejani të shihemi dhe llafosemi nesër për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për t’ju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri”- tha Rama.

Videon e publikuar e shoqëroi edhe me pjesë nga fjalimi i mbajtur gjatë takimit të zhvilluar vitin e kaluar me shqiptarët e Greqisë. Versus.al

Poll