Është zbardhur dosja e grupit kriminal që ndihmonte qytetarët të shkonin drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Amerikës
Sipas dosjes Sh.Gj.i ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.
Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë.
Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.
Nga këqyrja e aplikacionit ËhatsApp, të subjektit
“Njazi Ademaj”, rezulton se në ËhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..
Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:
[Germiz]: Qa bone
[Germiz]: Toni ma dha nr
[Germiz]: Desha me bo do letra
[Germiz]: F
[Njazi]: Ku je
[Germiz): Me shku në Irland
[Germiz]: Jam në Shqipri
[Germiz): Për moment
[Njazi]: Në qa vendi
[Germiz): N kukës
[Njazi]: Ok
[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.
[Germiz]: Ok
Germiz]: I paske than
[Germiz] Per Venin
[Germiz] Po e mar edhe n tel
[Njazi] Ok
[Germiz] Nqa ore niset
[Germiz] T shtunën
[Njazi] Nga ora 11
[Germiz] E po mirë qenka
[Njazi] Fol me të vet
[Germiz] Po
[Germiz] Pa merak
[Germiz] Qke do bohet
[Germiz] Ajo
[Germiz] Apo si e lan
[Germiz] Ato
[Njazi] Si ta bej ai
[Njazi] Shoku
[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete
[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane
[Germiz] Se njifen shumë për keq këto
[Njazi] Pa merak rri
[Germiz] Ok ok.







