POLITIKË /

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: Forcimi i shtetit të së drejtës, kusht për negociatat

Në një komunikim për mediat, delegacioni thotë se po ndjek nga afër zhvillimet, ndërsa Shqipëria duhet të forcojë pavarësinë institucionale

Shkruar nga Versus

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: Forcimi i shtetit të së drejtës,

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një komunikim për mediat, delegacioni thotë se po ndjek nga afër zhvillimet, ndërsa Shqipëria duhet të forcojë pavarësinë institucionale. Këto të fundit, BE i cilëson si elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë:

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” 

Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u ndërpre për disa orë, por ka rinisur prej orës 13:30. Për ta, Spak do të duhet që të kryejë gjykimin pa asnjë ndërhyrje politike.

Kryetari i Bashkisë u arrestua me urdhër të SPAK në 10 Shkurt. Ai akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. /Versus.al/

Tags:

be veliaj

Poll