POLITIKË /

Bashkitë do mbeten pa drejtues, kush janë kryebashkiakët që do dorëhiqen për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit?

Shkruar nga Versus

Bashkitë do mbeten pa drejtues, kush janë kryebashkiakët që

Mbrëmjen e djeshme u mësuan disa prej kandidatëve për deputetë të PS të cilët do jenë në listat e mbyllura dhe të hapura. Mes tyre përmendeshin edhe kryebashkiakë.

Por përpara se të kandidojnë si ligjvënës, kryebashkiakët do duhet të japin dorëheqje nga posti aktual duke lënë bashkitë pa drejtim dhe menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në disa prej këtyre bashkive do të duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Disa prej kryebashkiakëve që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare pritet të jenë, Agron Malaj i Matit, Ervin Demo i bashkisë Berat, Juliaja Memaj kryebashkiake e Dimalit për 3 mandate rresht, Majlinda Bufi kryebashkiake e Roskovecit, Tërmet Peci kryebashkiaku i Tepelenës.

Ndërsa më herët është raportuar se Rama i ka kërkuar dorëheqjen edhe kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj i cili mund të jetë një prej kandidatëve për deputetë në Kukës. Versus.al

Poll