POLITIKË /

Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave, Berisha mbledh aleatët në selinë e PD

Shkruar nga Versus
Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave, Berisha mbledh
Momenti i mbërritjes së Berishës në selinë blu

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot aleatët e partive anëtare të koalicionit për Shqipërinë Madhështore. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe ai i partisë Agrare Ambientaliste kanë mbërritur në selinë blu për zyrtarizimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Në seli ka mbërritur edhe Jozefina Topalli e cila do të konsultojë finalizimin e kandidatëve të diasporës për listat e 11 majit.

Nesër është afati i fundit i caktuar nga KQZ për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare. Berisha në konferencën e prezantimit tha se ky ishte koalicioni më i madh opozitar i parë ndonjëherë, ndërsa nuk la pa iu përgjigjur ironizimeve të kryeministrit Edi Rama. Versus.al

Poll