POLITIKË /

Dënimi i Salianjit, caktohet prokurorja që do urdhërojë arrestimin e tij

Pritet që deputeti të vetëdorëzohet në rajonin e policisë.

Shkruar nga Versus

Dënimi i Salianjit, caktohet prokurorja që do urdhërojë

Elona Alvora është prokurorja e zgjedhur me short për të vijuar me procedurat për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit e cila ditën e djeshme dënoi deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen Babale.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë në 2019-ën për dënimin me 1 vit burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. 

Ky i fundit në një dalje për mediat pas vendimit e cilësoi gjithçka të parapërgatitur me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama dhe paralajmëroi se do të vijonte fushatën edhe nga burgu. Më vonë në intervistat e dhëna në media ai deklaroi se do të dorëzohej vetë në polici sapo të përzgjidhej me short prokurorja që do ekzekutonte vendimin e gjykatës. Versus.al

 

Poll