Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e mjekes Mereme Sela, e cila kundërshtonte përjashtimin e saj nga gara për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Vendimi është dhënë më 8 maj 2026 nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila ka argumentuar se kërkesa nuk përmbushte kriteret ligjore dhe procedurale për t’u marrë në shqyrtim.
Sipas gjykatës, padia rezultonte e paplotë dhe me mungesa në dokumentacion.
Në vendim thuhet se nuk ishin paraqitur saktë të dhënat identifikuese të paditëses, nuk ishte kryer pagesa e tarifës gjyqësore dhe mungonte një paraqitje e qartë e fakteve që kërkoheshin të provoheshin në proces.
Po ashtu, dokumentet e dorëzuara si prova, përfshirë vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të 1 majit 2026, ishin paraqitur vetëm në formë fotokopjesh të pavërtetuara ligjërisht.
Kjo çështje lidhet me procesin zgjedhor për drejtimin e Partisë Demokratike, ku pas përfundimit të afatit të kandidimeve më 30 prill 2026, Sali Berisha mbeti kandidati i vetëm në garë./Versus.al

