POLITIKË /

Interpelanca për “Onkologjikun” dhe rrëzimi i kërkesës për Ramën, debate e fyerje mes deputetëve në Kuvend

* Në seancën e sotme plenare të Kuvendit janë planifikuar në rend dite dy interpelanca për t’u zhvilluar me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu për skandalin e mjekëve të Onkologjikut. Kërkesa e parë për interpelancë është dorëzuar nga një grup deputetësh të PD, ndërsa fill pas saj do të mbahet edhe interpelanca e kërkuar nga vetë deputeti demokrat Arbi Agalliu. * Tensione ka pasur sot në nisje të seancës në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kanë shkëmbyer fyerje me njëri tjetrin pasi socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga opozita. * Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes grupit parlamentar të PD-së dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. Kjo e fundit ka kërkuar pesë minuta pushim pasi deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale. * Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu e thirrur në interpelancë nga opozita për skandalin tek Onkologjiku, u shpreh se qeveria ka reaguar menjëherë pas skandalit si dhe bëri sërish thirrje që drejtësia të hetojë. * Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se Partia Socialiste e ka gati një projektligj që mundëson votën e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Shkruar nga B.SH



Poll