POLITIKË /

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike

Ceremonia e daljes nga shërbimi i Jashtëm i SHBA, është mbajtur ditën e djeshme.

Shkruar nga Versus
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i jep fund karrierës
Yuri Kim duke mbajtur fjalën e lamtumirës

Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë përgjatë viteve 2019-2023 i ka dhënë fund dje karrierës diplomatike. Në fotot e publikuara, tregohen pamje nga ceremonia e organizuar ku mbajti fjalën edhe Kim.

Në ceremony ishin të pranishëm kolegë, të afërm të saj, ambasadori shqiptar në Uashington Ervin Bushat dhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Përveç Shqipërisë, Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak dhe Turqi. Kim u pa dy muaj më parë në protestën e 1300 punonjësve që u shkarkuan nga puna në Departamentin Amerikan të Shtetit. Versus.al

Poll