POLITIKË /

Ish-drejtoresha e postës vodhi 69 mln lekë, denoncimi i deputetit: Vetëm këto muaj ka shkuar me burrin në kazino mbi 330 herë!

Deputeti demokrat akuzon gjithashtu bashkëshortin e saj, të cilin e cilëson si "kryepatronazhist të PS-së", duke pretenduar se çifti frekuenton vazhdimisht kazinotë.

Shkruar nga Versus

Ish-drejtoresha e postës vodhi 69 mln lekë, denoncimi i deputetit:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, dhe bashkëshortit të saj, Fetah Mataj.

Përmes një reagimi publik, Noka pretendon se ish-drejtoresha ka shpërdoruar 69 milionë lekë të reja nga arka e shtetit, para të cilat, sipas tij, janë përdorur për lojëra fati.

Deputeti demokrat akuzon gjithashtu bashkëshortin e saj, të cilin e cilëson si "kryepatronazhist të PS-së", duke pretenduar se çifti frekuenton vazhdimisht kazinotë.

Sipas Nokës, vetëm gjatë muajve të fundit, Elisabeta Mataj dhe bashkëshorti i saj kanë hyrë mbi 330 herë në kazino.

"Me paratë e shqiptarëve luajnë bixhoz burrë e grua. Ajo drejtoreshë poste, ai kryepatronazhist i Rilindjes. Një horr i shpërblyer për blerje votash dhe shantazh për vota për PS", shprehet Noka në deklaratën e tij./Versus.al

 

 

Poll