
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruan organizimin e mbledhjes së zgjeruar të Partisë Socialiste ditën e premte në orën 09:30.
Kjo mbledhje mbahet një muaj pas asaj të shkuar dhe vendtakimi do të jetë në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu është bërë publik edhe mesazhi drejtuar deputetëve.
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazh./Versus.al

