
Anëtarët e “Listës Serbe”, partisë më të madhe serbe në Kosovë, u mblodhën dhe votuan në mënyrë kolektive në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, së bashku me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.
Ky nuk është rasti i parë që pjesëtarët e Listës Serbe votojnë në mënyrë kolektive por është bërë praktikë.
Në votimet për dhjetë karriget e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit./Versus.al

