
Në takimin që Rama pati me banorët e Himarës nuk munguan as batutat me ata të cilët morën 437 titujt e pronësisë.
Mes banorëve që përfitoi çertifikatë pronësie, ishte edhe Aleks Bala një prej atyre që ka protestuar sa herë që kryeministri Rama ka shkuar në Himarë.
Kreu i ekzekutivit tha se ishte paralajmëruar se Aleks Bala do të protestonte me parulla por ndërkohë ky i fundit mori titullin e pronësisë dhe e ftoi kryeministrin për kafe.
“Jemi të vjetër shumë. Nuk kemi flokë më tani. Por të vjetër shumë. Vazhdon shkon në Korfuz me not? Ja ku e ke shtëpinë. Kafe me ty, patjetër. Ku të shkoj pa pirë kafe me ty? Shyqyr që po ma jep një kafe pas kaq vjetësh? Më thanë mua kujdes se do dali Leksi me parulla, leksi mori shtëpinë aty”- tha Rama.







