POLITIKË /

Një ditë përpara vendimit/ Avokati amerikan viziton Veliajn: Mbajtja në paraburgim pa akuza të qarta është kundër ligjit

Pas takimit, Roberts dha një deklaratë për mediat, duke theksuar se ndodhet në Shqipëri për të ndjekur nga afër procesin dhe për të monitoruar respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Një ditë përpara vendimit/ Avokati amerikan viziton Veliajn:

Ekipi mbrojtës i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një vizitë në qelitë e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara se Gjykata e Apelit të shqyrtojë kërkesën për lirimin e tij me kusht.

Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe Joshua Roberts, përfaqësues i firmës ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila ofron këshillim për çështjen e Veliajt.

Pas takimit, Roberts dha një deklaratë për mediat, duke theksuar se ndodhet në Shqipëri për të ndjekur nga afër procesin dhe për të monitoruar respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas tij, mbajtja në paraburgim e një përfaqësuesi të zgjedhur politik, pa akuza të qarta dhe pa prova që të justifikojnë masën e sigurisë, është në kundërshtim me parimet themelore të një shteti ligjor dhe të një sistemi demokratik. Roberts shtoi gjithashtu se do të ndjekë personalisht seancën e nesërme të Apelit, ku pritet të shqyrtohen argumentet ligjore në mbrojtje të Veliajt.

"Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”, u shpreh Roberts. /Versus.al/

Poll