Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në seancën e djeshme të Kuvendit ku u diskutua mbi probleme të ndryshme të qytetarëve, denoncoi një rast që sipas tij ndodh vazhdimisht në spitalin e Elbasanit.
Sula tha se ka një kod mes mjekëve të cilin e përdorin për persona të cilët nuk kanë mundësi të mira ekonomike dhe nuk mund të përballojnë faturën e ilaçeve apo trajtimeve të ndryshme. Sipas tij në raste të tilla mjekët përdorin tre shkronjat “PNV”, kuptimin e të cilave e shpjegoi vetë deputeti.
“Vjedhja ka qenë evidente në spitalin e Elbasanit. Tjetër gjë, a e dini se ka një shprehje të famshme në spitalin e Elbasanit. Që përdoret rëndomtë pë rata që nuk kanë para, për ata që nuk paguajnë dhe nuk kanë ilaçe gjilpëra. Përdorin një term, “PNV”. A e dini ju se çfarë është? Pjeshkën e nënës së vetë, kjo është shprehja që përdoret në spitalin e Elbasanit kur vjen një fukara që nuk ka para të paguajë. Bëji një “PNV”, bëji një pjeshkën e nënës së vetë”- u shpreh Sula. Versus.al







