POLITIKË /

"Rama bëri gjithçka që ta merrte", Berisha flet për pagesën e strategut të Trump për fushatën elektorale

Berisha duke mos dhënë shifër konkrete, tha se nuk ka asnjë lidhje me ato shuma çfarë janë raportuar në media dhe se gjithçka do jetë transparente dhe e depozituar në KQZ.

Shkruar nga Versus
"Rama bëri gjithçka që ta merrte", Berisha flet
Christopher Lacivita dhe Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në “Opinion” se kryeministri Edi Rama kishte bërë çdo përpjekje të mundshme për të marrë krah tij strategun kryesor të Trump për zgjedhjet, Christopher Lacivitan.

Berisha shtoi më tej se nuk e kishte takuar kurrë Lacivitan më parë, por kur ky i fundit pa të dhënat dhe konfirmoi se Soros kishte ngulur rrënjë të forta në Shqipëri, vendosi të vijë këtu për të ndryshuar situatën.

Sa i takon shifrave dhe pagesës për Lacivitan, Berisha tha se do të ketë një deklarim publik për këtë sapo të ketë një dakordësi përfundimtare dhe shtoi se do ta depozitojë në KQZ.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Ai është sot njeriu më i kërkuar për zgjedhjet. Trump ka deklaruar se armiku më i rrezikshëm i SHBA është ai i brendshëm dhe në krye është George Soros. Atë qëndrim që i bënë Trumpit, ekstremizmi i majtë ja bëri Berishës.

Fatos Hakorja: Pra, ju po nënkuptoni se pas SHBA, Sorosi, qendrën më të fuqishëm e ka pasur në Shqipëri?

Sali Berisha: Absolute. Kopshti i lulëzuar i përçudnuar i Sorosit u bë Shqipëria. Unë s’e kam takuar kurrë atë. M’u përgjigj pasi pa të gjitha të dhënat.

Fatos Hakorja: Përse duhet të ishte Shqipëria kur Sorosi ishte kaq i fuqishëm në SHBA?

Sali Berisha: Sepse këtu ka disa gjëra, që hetime të mëdha do të bëhen për to. Pse do të vinte Sorosi çdo 2-3 javë në Shqipëri? Ai ka ardhur çdo 2-3 javë. Atë që bënte ai me këtë, do e sqarojnë ata që do e hetojnë. Ata panë se Rama është një kukull i Sorosit, ata erdhën me mision për të ndihmuar Shqipërinë për të fituar lirinë.

Blendi Fevziu: Sa kushton kontrata me Chris LaCivita?

Sali Berisha: Kontratë normale nga burime finianciare të kristalta. Sapo të marrë formën përfundimtare shuma unë do jua them. Do e depozitoj në KQZ. Nuk e fsheh kurrë, ta harrojë kush. Këta kanë publikuar shifra 20 milionë Euro, etj, etj, janë 20 milionë mashtrime. Unë kontratën, është me burime financiare të kristalta, është me transferta bankare, është në përputhje me ligjin dhe do depozitohet në KQZ. A mund të mendohet se ndodh ndryshe me kryestategun elektoral? Ai është Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan sepse duhet të mbrohet fitorja në vazhdim e republikanëve. Ky është një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është marrë për fushatën këtu. Versus.al

Poll