Tiranë- Partia Socialiste, nuk ka humbur kohë duke përgatitur çështjet proceduriale në mënyrë që të enjten të votohet në Kuvend komisioni i posaçëm për rezolutën anti-korrupsion që u miratua të hënën me 76 vota pro.
Pavarësisht bojkotot që opozita bëri ndaj rezolutës, duke mos marrë në votim gjatë seancës plenare, nuk do të thotë se nuk do të marrin pjesë në komisionin e posaçëm që do të ngrihet në kuadër të kësaj resolute.
Thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe figurat e tjera të larta të PS, për të marrë pjesë në këtë komision të posaçëm, nuk i janë përgjigjur ende as Rithemelimi dhe as grupi i Bashës.
Versus.al mëson se socialistët e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë hapësirë apo mundësi që komisioni të jetë bipartisan dhe të drejtohet nga dy kryetarë, duke i lënë opozitës mundësi vetëm të jetë anëtare e pakicës. Versus.al







