POLITIKË /

Samiti i NATO-s në Uashington, liderët botërorë realizojnë foton familjare

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shihet përkrah liderëve globalë dhe Presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korriku.

Shkruar nga Versus

Samiti i NATO-s në Uashington, liderët botërorë

Liderët botërorë të cilët janë mbledhur në Uashingon në kuadër të samitit të NATO-s kanë realizuar foton familjare, e cila është traditë pothuajse në çdo takim.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shihet përkrah liderëve globalë dhe Presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korriku.

Samiti i NATO-s në Uashington, liderët botërorë

Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

E themeluar në Uashington në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera në fillimin e Luftës së Ftohtë për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist NATO është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.

Poll