POLITIKË /

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Të krijojmë një kulturë të re politike!

Peleshi në fjalën e tij bëri thirrje që bashkë me opozitën të krijojnë ne frymë të re politike, ku Partia Socialiste të kthejë transparencën ndërsa PD të ikin nga gënjeshtrat.

Shkruar nga B.SH
Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Të krijojmë një kulturë
Niko Peleshi

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi në fjalën e tij në parlament i kërkoi opozitës bashkëpunim si në Kuvend, ashtu dhe në të gjitha Komisionet parlamentare dhe grupet e punës.

Peleshi shtoi  se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve.

Peleshi: Në fillim të kësaj fjalë të parë në këtë sesion që fillon sot dua të rikonfirmojë frymën tonë të kahershme të dialogur dhe bashkëpunimit këtu në sallën e Kuvendit, në të gjitha komisionet dhe grupet e punës në Parlament.

Ky vullnet i Partisë Socialiste nuk vjen si një aritmetikë numrash për të shtuar numrat e maxhorancës por vjen si një përpjekje e sinqertë për tu dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira.

Debatet e vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi të gjitha vjen si një domosdoshmëri për të arritur me sukses objektivat madhorë të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Ka disa sifda të këtij paralamneti që nuk janë partiake e që nuk i përkasin një mandatit të qeverisë. Ato kërkojnë një angazhim afatgjatë sepse kanë lidhje me vendimet afatgjata të Shqipërisë.

Të tilla janë nismat për të përmbushur detyrat e integrimit europian për në Bashkimin europian nuk do të integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptarë dhe shoqëria shqiptare.

Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: