AKTUALITET /

Dumani: SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar! Zbulon shifrën e pasurive të sekuestruar

Dumani u shpreh se gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë, është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimeve financiare dhe pasurore në SPAK.

Shkruar nga Versus
Dumani: SPAK i ka dhënë një rëndësi të
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumanaj, njoftoi sot përpara deputetëve për rezultatet e arritura nga institucionin gjatë vitit 2024 në fushën e hetimeve financiare dhe pasurore.

“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht për hetime komplekse brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe veprimet me kriptovaluta”, deklaroi Dumanaj.

Ai shtoi se gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë, është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimeve financiare dhe pasurore në SPAK.

Sa i përket rezultateve konkrete, Dumanaj bëri me dije se pasuritë e konfiskuara arrijnë rreth 36,7 milionë euro, duke përbërë 56,2% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e sekuestruara përbëjnë 43,8% të saj.

Krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje prej rreth 59,7% të vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, që në vitin 2024 arrijnë rreth 65,5 milion euro, nga rreth 41 milion euro në vitin 2023.

Dumanaj nënvizoi se këto rezultate pasqyrojnë përpjekjet e vazhdueshme të SPAK për të forcuar transparencën dhe efikasitetin në hetimet financiare dhe pasurore në vend.

Dumani: SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023).

Poll