Një prani e konsiderueshme e Policisë së Tiranës u vërejt pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti.
Në vendngjarje ndodhen forcat “Shigjeta” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.
Siç duket edhe nga një video amatore, policët janë duke biseduar me një qytetar, por ende nuk dihet arsyeja apo rrethanat e ngjarjes.
Pak sekonda më vonë, në vendngjarje mbërrijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shigjeta”, të dërguar për të ndihmuar kolegët e rendit. Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur nga rruga ose nga shtëpitë përballë.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e ngjarjes, dhe pritet që Policia e Tiranës të dalë së shpejti me një komunikatë për shtyp./Versus.al
