AKTUALITET /

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Jamarbër dhe Argita Malltezin

Shkruar nga Versus
Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon
Jamarbër dhe Argita Malltezi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe gruaja e tij, Argita Malltezi lidhur me heqjen e sekuestros ndaj pasurive të cilat janë “ngrirë” në kuadër të dosjes së njohur si “afera Partizani”.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e posaçme, Elsa Ulliri e cila la në fuqi sekuestron e një sërë pasurive të vajzës së ish-kryeministrit dhe dhëndrit të këtij të fundit.

Në muajin mars ishte Gjykata Kushtetuese që pas shqyrtimit të ankimimit rrëzoi padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi, që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e 25 pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.

Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan. Versus.al

Poll