POLITIKË /

“Taulantin e kemi tonin”, Berisha zbardh përgjimet mes grupit Bajri për ministrin: Balla mori në telefon…

Kryedemokrati tha se ka pasur raste kur Balla ka marrë në telefon një prej anëtarëve aktualë të KLP për t'i kërkuar lirimin e eksponentëve të krimit.

Shkruar nga Versus

“Taulantin e kemi tonin”, Berisha zbardh përgjimet mes grupit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë mbrëmjen e djeshme deklarata të forta lidhur me situatën e sigurisë në vend, duke thënë se ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Taulant Balla ka ndërhyrë në KLP duke kërkuar lirimin e eksponentëve të krimit.

Sipas tij, në përgjimet e “Sky Ecc” mes anëtarëve të bandës së Bajrajve në Shkodër, përmendet edhe emri i Ballës duke u shprehur “E kemi tonin Taulantin”.

Pjesë nga diskutimi në studion e Top Story:

Arjon Sulo: Krimi në politikë ka njohur rritje të madhe vitet e fundit dua t’ju kujtoj se në 2003 kur ambasadori amerikan përmendi me emër grupin hakmarrja për drejtësi opinioni publik vrau frikën që kishte nga grupi. Ju po denonconi Bajrat dhe Troplinët çështja është që ju dhe partia akuzoni shumë herë që krimi ose përfaqësues të krimit emërojnë drejtorët e policisë.

Berisha: I emërojnë këta, ministrat, Taulant Balla është.

Arjon Sulo: Denoncimet politike kanë një kufi, duhet të kemi prova dhe detaje të mëtejshme për këtë.

Berisha: Të të jap provë, merr dhe lexo regjistrime dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim kullën, eksplozivi e plagosi nuk vdiq, Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP dhe i thotë urgjent të lirohen dhe kjo ndodhi, a do të t’jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, e kemi tonin Taulantin. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spiro Gjokës, Elisës, ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi.

Një denoncim të ngjashëm e bëri ditë më parë Gazment Bardhi i cili me një dosje në duar për të cilën tha se nuk i lejohej publikimi dhe po priste SPAK-un ta bënte publike, zbuloi se ka të përfshirë deputetë dhe ministra të cilët kanë ndërhyrë për lirimin e krerëve të bandave kriminale. Versus.al

Poll