POLITIKË /

'Të rikthehet dënimi me vdekje', LZHK: Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, pasi sipas saj vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare.

Shkruar nga B.SH
'Të rikthehet dënimi me vdekje', LZHK: Sot gjendja e krimit
Ekrem Spahia

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, pasi sipas saj vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare.

Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia në një konferencë për mediat deklaroi se ky dënim duhet të rikthehet vetëm për veprat tepër të rënda dhe të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar raportit të SPAK për vitin 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.

“Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje. Vrasësi serial mendon se do jetojë dhe do gjejë mënyrë për të dalë nga burgu i përjetshëm. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë ishte në mars të 1995 dhe në qershor po të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin ku ndalonte dënimin me vdekje pas aderimit të Shqipërisë në Statusin e Këshillat të Evropës. Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar dhe lidhja me krimin e disa oficerëve të policisë së shteti dhe personave të drejtësisë perëndon edhe më shumë këtë situatë. Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje, por nga krimi për larje hesapesh. Duke marrë parasysh gjendjen e rënë të kriminalitetit ka ardhur koha të shikohen ashpërsimi ligjit për krimet kundër jetës duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”, – tha Spahia.

Poll