Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale për ish-kryeministrin socialist Fatos Nano i cili u shtrua pasditen e djeshme në një spital privat në Tiranë pasi theu këmbën.
Mësohet se operacioni i kryer u mbyll me vendosjen e një proteze të pjesshme në këmbë pas dëmtimit të marrë në rrethana ende të panjohura. Ndërkohë Nano do vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim të plotë.
Ish-kryesocialisti u shtrua në spital edhe një vit më parë ku kaloi një javë në intubim për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri ku më pas u zbulua se kishte një sëmundje kronike respiratore.
Fatos Nano është aktualisht 72 vjeç. Më parë ka mbajtur postin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Versus.al







