POLITIKË /

VIDEO / Rama "humor të zi" me Berishën për Soros: “Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit, hajde të ishte...?!”

Rama ironizon Berishën e akuzat për ndërhyrjen e Sorosit në vendimin për shpalljen "Non grata" të kreut të PD-së

Shkruar nga Versus

VIDEO / Rama "humor të zi" me Berishën për Soros:

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi të theksuar sot me kreun e opozitës dhe me deklarimet se vendimi për shpalljen e tij "Non grata" nga Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardhur nga ndikimi i miliarderit George Soros.

Edi Rama: Thonë e bëri Sorosi reformën në drejtësi. E futi në burg Sorosi kreun e opozitës. Një miliarder nga më të mëdhenjtë të botës i kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde se.

Poll