
Rovena Stefa mori vëmendjen e madhe në "Big Brother Vip Kosova 3" pasi disa banorë e pyetën hapur për ndjenjat e saj ndaj Atilla Kardesh, gjatë kohë së qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ata kërkuan një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ajo, duke e nxitur: “Na trego hapur, Rovena!”.
Në përgjigjje të tyre, Rovena u shpreh:
“Atë ditë veprova me qëllim, që të krijohej kuriozitet se për kë mund të bëhej fjalë. Disa deshën të më vendosnin në një situatë sikur komplot, por realisht unë Atillën nuk e njoh personalisht. Është absurde të thuhet se ai nuk duket i këndshëm.”
I gjithë ky dyshim i banorëve lindi për shkak të komunikimit ndryshe që këngëtarja kishte me Atillën, të cilët shumë nga banorët e kuptuan si flirt të këngëtares me ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit dhe kjo e fundit banore e shtëpisë.
Më pas ishte dhe ish-banori i BBVK aktori shqiptar Rezart Veleshnja i cili iu drejtuar këngëtares: Ti me Atillën e keni pas një flirt.
Këto situata sollën debate mes banorëve, duke reflektuar tensione dhe marrëdhëniet dinamike brenda shtëpisë.
Një pjesë e banorëve i interpretuan veprimet e saj si një strategji për të rritur kuriozitetin dhe interesin te telespektatorët, ndërsa të tjerë besuan se ka diçka më shumë se sa ajo po tregon.
Në një ambjent ku çdo veprim dhe emocion është nën vëzhgim, Rovena duket se po përpiqet të menaxhojë imazhin e saj, duke treguar se është shumë e vetëdijshme për dinamikën e shtëpisë dhe mënyrën se si ndjenjat e saj mund të interpretohen./Versus.al







